Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën për ajër të pastër të organizuar nga Banka Botërore në kuadër të Programit Rajonal për Mbështetje teknike për cilësinë e ajrit, ku u prezantua ‘Rishikimi institucional dhe funksional i menaxhimit të cilësisë së ajrit në Maqedoninë e Veriut’ .
Mexhiti, në prani të menaxherit të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Kosovën, Massimiliano Paolucci shprehu falënderim për ekipin e ekspertëve të cilët e identifikuan përmirësimin e cilësisë së ajrit si qëllim strategjik në Kornizën e Partneritetit të Bankës Botërore me Maqedoninë e Veriut për periudhën 2024-2030.
Mexhiti në fjalën e tij tha se janë identifikuar burimet dhe shkaqet e problemeve serioze të cilësisë së ajrit, megjithëse këto mund të ndryshojnë brenda dhe midis qyteteve.
‘Duke pasur parasysh se shumica e amvisërive në vend ende përdorin dru si burim primar të ngrohjes, kjo në periudhën dimërore shkakton probleme serioze të cilësisë së ajrit, veçanërisht në zonat e banuara me popullsi të dendur. Trafiku rrugor është gjithashtu një burim i ndotjes së ajrit në vendet urbane, ndërsa edhe prodhimi i energjisë dhe industrisë kanë një ndikim lokal në cilësinë e ajrit, veçanërisht në afërsi të instalimeve industriale të cilave u mungojnë sistemet moderne të reduktimit të emetimeve’ deklaroi Mexhiti.
Vendi ynë, shtoi ministri Mexhiti, po ndërmerr aktivitete për përmirësimin e cilësisë së ajrit duke zbatuar masa parandaluese afatshkurtra që tashmë kanë hyrë në fuqi në këtë sezon ngrohjeje në nivel kombëtar, si dhe nga institucionet e tjera përkatëse, gjë që tregon se përpiqemi t’i përgjigjemi plotësisht këtij obligimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit në punën tonë të përditshme.
Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Izet Mexhiti tha se ndotja e ajrit do të luftohet përmes “Programit Planifikues për Ajër të Pastër 2024-2030”, një dokument strategjik që ka identifikuar shkaqet kryesore dhe masat që duhet të ndërmerren në periudha afatmesme dhe afatgjata për të përmirësuar situatën.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kuvendi me mesazh: Angazhimi i përbashkët për përfshirjen dhe identitetin juridik të romëve
- Fetai: Ligji i ri vendos standarde të qarta për përfaqësim të drejtë
- Deputetët e BDI-së takim me të rinjt: Rinia në veprim, zëri që ndërton të ardhmen!
- Kumanovari 23 vjeçar e nxorri revolen për ta rrahur, por doli i rrahur nga 16 vjeçari
- LSDM propozon uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 5 %
- Pendarovski paralajmëron: Nuk priten ndryshime në zgjerimin e BE-së
- Misajllovski vlerëson bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
- Më pak punëtorë, më shumë pensionistë në Maqedoni, revizorët paralajmërojnë: Sistemi tashmë është nën presion
- A është gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Flet Ilire Dauti (VIDEO)
- Neuer nuk di të plaket, 40-vjeçari i bëri 9 pritje dhe u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”