Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka njoftuar përmes një postimi në Fejsbuk se ka filluar procesi i vetingut për politikanët, gjyqtarët dhe bartësit tjerë të funksioneve publike.
“Vetingu i politikanëve, gjyqtarëve dhe bartësve tjerë të funksioneve publike ka filluar. Lista e zezë e Stejt Departamentit, partnerit tonë më të rëndësishëm strategjik, e përpiluar në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi të aktorëve dhe faktorëve lokalë, ishte hapi i parë serioz në këtë drejtim.
Koha e demagogjisë dhe farsës politike ka përfunduar. Po afron ora e përgjegjësisë”, ka shkruar Mexhiti.