Mexhiti: Çdo ditë kontribojmë për ajër më të pastër

mbjellen rreth 6000 pemë kryesisht me gjelbërim të përhershëm si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit.

Ambasadori i BE-së tha se përmes kësaj nisme është pasuruar biodiversiteti i qytetit, duke kontribuar në një ekosistem urban më të shëndetshëm,duke shtuar se mbjellja e afro 1000 pemëve kontribuon në filtrimin e ndotësve të dëmshëm nga ajri dhe rregullon ciklet hidrologjike dhe përmirëson hapësirat e gjelbra të Shkupit.
Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këto lloj nismash përfaqësojnë veprime konkrete për të reduktuar ndotjen e ajrit, duke adresuar një nga sfidat urgjente mjedisore.

Drunjtë që u mbollën sot janë dhuruar nga BE-ja përmes projektit të BE-së për ajër të pastër, ndërsa mbjelljen e ka bërë Qyteti i Shkupit përmes Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.