Mërgim Mavraj aderon në këtë parti politike, do të kandidojë për deputet

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet nacionale të nëntë shkurtit të vitit të ardhshëm.

Mavraj ka zgjedhur që të kandidojë si deputet nga radhët e subjektit politik “Lista për Familjen”.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur deputeti aktual dhe kryesuesi i këtij subjekti politik, Eman Rrahmani.

“Mërgimi është pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, ka thënë shkurtimisht Rrahmani për Insajderin.

Ende s’është bërë njoftim zyrtar nga vetë Mavraj për këtë. /Insajderi.org/