Me rastin e fillimit të vitit të ri 2025, kryetari i partisë z.Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale uroi festën.
“Me fillimin e vitit të ri, le të bashkohemi me shpresë dhe vendosmëri, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Uroj që ky vit të sjellë përparim, paqe dhe mirëqenie për kombin dhe popullin tonë. Gëzuar Vitin e Ri juve dhe të dashurve tuaj!
Në emër të Partisë Demkratike Shqiptare dhe në emrin tim, Gëzuar Vitin e Ri me shpresë dhe begati për ju dhe familjet tuaja!“, ka shkruar Menduh Thaçi në urimin e tij.