“Më dinak e më kurajoz”/ Çani: S’ka bir nëne që ta hedhë Ramën, e ke sërish kryeministër dhe dy mandate president

Në një intervistë për ‘Të Pashoq’, Arjan Çani tha se Edi Rama do të ketë edhe një mandat tjetër si kryeministër dhe më pas do të jetë për 2 mandate si president.

Duke qenë se dikur e ka pasur shumë mik kryeministrin, gazetari pretendon se e njeh shumë mirë.

Ai zbulon edhe kohën e lirë të Edi Ramës, që sipas tij e kalon vetëm duke parë Netflix.

“Nëse nuk ka aksidente rrugës këtë e ke kryeministër dhe dy mandate president. E ke 61 vjeç. Ramsi e mbaron mandatin e katërt në moshën 65. Edhe 10 vite president, 75.

Kush do të rrojë më shumë se 75 vjeç, përveç doktorit. Që në këtë moshë fillojnë bien të gjitha, imagjino 75.

Nëse nuk ka një antirams që do të kërkojë vendin e tij, atë e ke këtu. Nuk ka bir nëne që ta hedhë. Sepse është më kurjaoz, më dinak, më i mençur dhe më me inciativë se të tjerët. Riskon më shumë.

Ka kapur sistemin. Ka marrë ndërkombëtarët me vete. Sa më shumë bien në SPAK njerëzit e tij, sa më shumë i zgjatet jeta. Ai është si këto kafshët e detit.

Është një llok kafshe sa më shumë ta këpusësh, rritet. Mos e shihni thjesht politikisht Ramsin. Ai shef Netflix gjithë ditën. Ai nuk i shef për të shtyrë kohën dhe shumë gjëra i bën në jetë”, thotë Çani.

I pyetur se nëse është kështu, përse garojnë të tjerët përballë tij, gazetari thotë se lufta tani bëhet për vendin e dytë dhe këtu i referohet Sali Berishës.

Çani thotë se Rama dhe Berisha janë dy personazhë që ikin nga politika e pushteti vetëm kur të vdesin.