Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një institucion paralele i Serbisë në Mitrovicën e Veriut.
Kjo u bë në bazë të një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës, transmeton klankosova.tv.
Tutje, ministri shton se sipas materialeve të siguruara nga Policia, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre.
“Në respektim të plotë të legjislacionit tonë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të përpjekjeve të përbashkëta në luftim të çdo ilegaliteti brenda vendit tonë, sot është mbyllur edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Sipas materialeve të siguruara nga Policia jonë, bëhet fjalë për një institucion i cili jashtëligjshëm ka grumbulluar pagesa nga qytetarët dhe bizneset e shumta për shfrytëzimin e objekteve që janë kinse nën menaxhimin e tyre”, ka shkruar ministri.
Sveçla shton se ky keqpërdorim i realizuar nën flamujt e emblemat e Serbisë përveç që është mbyllur sot, do të hetohet deri në fund.