“Mbrojtëm të shtypurit dhe vendosëm drejtësi”, Erdogan: Ne morëm qëndrimin e duhur ndaj refugjatëve sirianë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha këtë të premte se Turqia ka treguar “qëndrimin e duhur” në trajtimin e refugjatëve sirianë.

Deklarata i referohej përmbysjes së regjimit të ish-perisidentit Bashar al-Assad. “Ne morëm qëndrimin e duhur ndaj Sirisë. Për 13 vjet ne mbrojtëm ligjin tonë vëllazëror, mbrojtëm të shtypurit dhe bëmë drejtësi”, tha Erdogan.

Në të njëjtën kohë, mijëra refugjatë sirianë në Turqi po përpiqen të kthehen në shtëpi pasi Assad u largua nga pushteti. “Ne e kemi kaluar me nder provën e njerëzimit. Është hapur rruga që vëllezërit dhe motrat tona sirianë të kthehen në atdheun e tyre. Ata që e përdorën praninë e tyre si propagandë negative nuk janë të kënaqur me kthimin e tyre sot, sepse materiali i tyre propagandistik do të zhduket”, shtoi presidenti turk.