Mbi 3800 njerëz vdesin çdo vit për shkak të ndotjes, nesër protestë për ajër të pastër

Nesër në Shkup do të mbahet marsh protestues “Për ajër të pastër”. Marshi do të fillojë para Ministrisë së Ambientit, do të vazhdojë përmes Kuvendit dhe Qeverisë dhe do të përfundojë para qytetit të Shkupit.

Organizatorët e nismës Shans për një Qendër, së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile, kujtojnë se kërkesat për masa urgjente kundër ndotjes mbeten pa përgjigje edhe pas protestës së mëparshme të 10 dhjetorit.

“Çdo vit, mbi 3800 persona në Maqedoni vdesin si pasojë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5, që paraqet 17,7 për qind të vdekshmërisë së përgjithshme në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti që një në nëntë foshnjat e vdekura nën një vjeç humbet jetën për shkak të ajrit të ndotur”, thuhet në thirrje.

Protesta u mbështet nga organizata si Green Human City, Skopje Smog Alarm, Të pavarurit për Karposh, O2 Initiative, Të gjelbërtit nga Gazi Baba, NaTocak dhe Go Green.

Organizatorët po kërkojnë masa urgjente dhe efikase për të përballuar ndotjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.