LSDM e quan skandaloze deklaratën e Mickoskit për planifikimin e shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor

Deklaratat e Mickoskit se pushteti planifikon ta shpërbëjë Këshillin Gjyqësor me shkarkimin e pesë anëtarëve është hap drejt pushtimit të plotë të gjyqësorit nga pushteti, akuzon sot opozita, pasi kryeministri Mickoski tha se nuk është e kundërligjshme dhe antikushtetuese nëse kërkohet përgjegjësi nga anëtarët e këshillit të cilët janë zgjodhur në Kuvend.

Mirëpo, sipas opozitës, Mickoski dëshiron ta vendosë gjyqësorin nën kontrollin e tij duke shkelur demokracinë. LSDM-ja e akuzon edhe Mickoskin se reformat në drejtësi i ka hedhur në humnerë dhe ka marrë kontrollin dhe partizimin e plotë të tij.

Këto reagime vijnë pas bllokimit të raportit për punën e këshillit gjyqësor në Kuvend, hapet mundësia ligjore pikërisht në Kuvend të shkarkohen anëtarët e zgjedhur nga deputetët. Gashi ka bërë të ditur se për këtë do të diskutohet në seancën e radhës së komisionit për zgjedhje dhe emërime, ku do të shihet nëse Kuvendi do ta aktivizojë këtë mundësi ligjore.