Limani: Kur kryetari i Haraçinës të kërkojë falje do ta hapi çerdhen (VIDEO)

Inatet politike vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura çerdhet në Komunën e Haraçinës dhe Likovës.

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, tha se nënshkrimi legjitim, do të jepet kur Ridvan Ibrahimi do t’i kërkojë falje sepse e ka quajtur jo-legjitim.

Megjithatē Limani thotë se jo gjithçka varet nga Ministria që ai drejton.

Nga ana tjetër, i pari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk e sheh të arsyeshme që ti kërkojë falje Limanin, shton se është Limani ai që duhet tu kërkojë falje fëmijëve të Haraçinës po edhe Bankës Botërore.

Ndryshe, kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi i shoqëruar nga Erkan Arifi po edhe këshilltarët e dy komunave, në formë proteste kanë dalë para Ministrisë që drejton Limani dhe kanë sqaruar problemet me të cilat përballen.