Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun dhe ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila për vite me radhë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike, ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave në Shqipëri.
Përmes një video të publikuar nga mediat në SHBA, u zbulua se këngëtarja shqiptare jetonte si e pastrehë.
Ishte gazetari Blendi Fevziu ai që publikoi videon, e më pas videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjet.
Ishte biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka strehuar këngëtaren shqiptare Parashqevi Simaku.
Gjithashtu, ai ndau video ku këngëtarja ia merr këngës në restorant teksa ata darkonin dhe njëkohësisht premton rikthimin e saj në muzikë.
Por, një lajm që ka tërhequr vëmendje është lidhur me këngëtaren e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ku ka shumë pyetje nga publiku, por ajo më e shpeshta lidhet me djalin e saj se ku ndodhet.
ICONSTYLE ka zbuluar portretin e djali saj, Luke Nolfe, tashmë 20-vjeç, i cili ka një ngjashmëri të dukshme me të ëmën.