Kuvendi sonte miratoi Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjin për arsimin e të rriturve.
Mbështetje nga deputetët morën edhe disa ligje në fushën e kulturës: Ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Ligji për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë botuese, Ligji për ndryshimin e Ligjit për Muzetë.
Deputetët miratuan edhe Ligjin për borxhin e Maqedonisë me kredi nga BE-ja sipas Marrëveshjes për hua për Instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, pas procedurë të shkurtuar, si dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për borxhin e Maqedonisë me kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore.