Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u pyet për punësimet familjare në institucionet e Kosovës, por e mohoi një gjë të tillë.
Ai tha se nuk ka punësime familjare e “kushërinjëve nuk mund t’ia ndalojnë të aplikojnë”.
“Nuk ka punësime familjare, askush nuk punësohet se është kushëri i dikujt. Na nuk ja kemi ndalu të gjithë kushërinjëve që të aplikojnë, a e kuptoni nuk mund të marrë unë ndonjë vendim që ia ndalojë dikujt të aplikojë”, tha Kurti në RTK, transmeton Express.
Pse përpara i keni kritikuar, e pyeti gazetarja e RTK-së Kurtin sërish për punësimet familjare.
“Në këtë ndërtesë ku jeni sot asnjëri prej dy vëllëzërve të mi, as prindërve të mi, s’kanë hy kurrë që katër vjet. Asnjë Kurti s’e ki këtu, as Tahiri nga mbiemri i nënës sime”, tha Kurti në RTK.