Kurti nis vizitën në Sarajevë duke vendosur lule te Memoriali i Fëmijëve të Vrarë

Kryeministri Albin Kurti, vizitën në Sarajevë e nisi duke vendosur lule të Memoriali i Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Kryeministri Albin Kurti, vizitën në Sarajevë e nisi duke vendosur lule të Memoriali i Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Përmes një postimi në X, Kurti përmend se 1 mijë e 601 fëmijë u vranë nga mizoria e forcave serbe, duke shtuar se kjo figurë tragjike kujton jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilë, njofton Klankosova.tv.

“E nisa vizitën time në Sarajevë duke vendosur lule në Memorialin e Fëmijëve të Vrarë të Sarajevës së Rrethuar – një vend i pikëllimit dhe kujtimit të thellë. Gjatë Rrethimit të Sarajevës (1992–1996), 1,601 fëmijë u vranë si pjesë e mizorive më të gjera të kryera gjatë Luftës së Bosnjës nga forcat serbe. Kjo figurë tragjike është përkujtuar këtu, duke na kujtuar jetët e humbura të pafajshme dhe tmerret e shkaktuara mbi civilët”, ka shkruar i pari i qeverisë në X.