Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh urimi ndryshe për Vitin e Ri 2025.
Me anë të një video-mesazhi teksa kalonte në ambientet e kryeministrisë dhe me muzikën e Moxart në sfondt, kryeministri ka uruar shqiptarët për një vit të ri me plot ngjitje e me mbarësi dhe gëzime.
“Ka një vit të tër për tu ngjitur, e çdo vit ka një ditë të vetme për të zbritur. Këtë vit e kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë, por në vitin që po troket e disa vite pas tij, do e ngjisim në majën ku do qëndrojë edhe kur ne most të jemi më.
Sot për ne kalimtarët në këtë botë, është ajo ditë e vetme për të zbritur pranë familjeve tona për të festuar Vitin e Ri. Sot nuk do bëj më shumë se sa tju uroj një vit të ri me ngjitje, me shëndetin top, me mbarësi e gëzime në familjet tuaja”-tha kryeministri Rama.