Kremlini thotë se Putini personalisht ia dha azilin Assadit

Kremlini thotë se Putini personalisht ia dha azilin Assadit

Siç është raportuar më herët, presidentit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe familjes së tij u është dhënë azil në Rusi, ndërsa tani Kremlini ka thënë disa fjalë për këtë veprim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në konferencën e tij të përditshme se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht e ka marrë vendimin për t’u dhënë azil Assadit dhe familjes së tij, por refuzoi që ta konfirmonte vendndodhjen e tyre, raporton televizioni BBC.

Peskovi gjithashtu nuk tregoi se kur janë takuar për herë të fundit Putini dhe Assadi dhe shtoi se ata nuk kanë plane për të bërë një gjë të tillë në të ardhmen e afërt.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se Rusia është e gatshme për të mbajtur kontakte “me ata që do të jenë në pushtet në Siri”.