Një video gjatë protestave anti-qeveritare të studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad të Serbisë është bërë virale në rrjet.
Në një moment një burrë dhe një grua kanë pasur një konflik rreth pavarësisë së Kosovës.
Në fakt, në një video të publikuar në rrjetet sociale, një burrë shihet duke iu bërtitur protestuesve për Kosovën.
Një grua e moshuar i përgjigjet “Kosova është një republikë tjetër”.
Ai bëhet shumë agresiv dhe bërtet “Kosova është e imja, Kosova është e imja, Kosova është e imja”.
Theksojmë se protestat shpërthyen në shtetin serb pas shembjes së strehës së jashtme prej betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë mbeten të vdekur 15 persona, ndërsa lëndime pësuan edhe disa të tjerë.
Surreal moment:
A man starts shouting at protesters in Serbia about Kosovo.
An elderly woman bluntly responds, “Kosovo is a different Republic.”
He gets very aggressive and yells “Kosovo is mine, Kosovo is mine, Kosovo is mine.” pic.twitter.com/X56PN89wnx
— Admirim (@admirim) December 13, 2024