“Konflikti, për publikimin e fotove në rrjetet sociale”- Goditi 4 herë me thikë shokun e klasës, adoleshenti del para gjykatës! I plagosuri tregon si nisi sherri

Është paraqitur sot, 16 dhjetor, në Gjykatën e Fierit adoleshenti 17-vjeçar i cili mëngjesin e së premtes (13 dhjetor) goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran, pas një konflikti të çastit.

Sipas raportimeve nga News 24, autori me iniciale B. D, ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy ditë më parë është arrestuar nga blutë e Fierit , dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme, të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ndërkohë 17-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

Adoleshent do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Njoftimi i policisë ditën e ngjarjes:

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.