Bashar al-Assad dhe familja e tij përfituan azil politik nga Rusia.
Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se Assad dhe familja e tij janë tashmë në Rusi, përmes një fotoje.
Sipas agjencisë ruse, Moska i dha azil ish-presidentit të Sirisë, i cili u largua nga vendi i tij më herët sot. “Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u dha atyre azil”, tha një burim i Kremlinit në mënyrë specifike për agjencitë publike të lajmeve TASS dhe Ria Novosti.
Trileri për fatin e Bashar al-Assad filloi që nga momenti kur rebelët hynë në kryeqytetin sirian.
Një aeroplan i Sirisë Air u ngrit nga aeroporti i Damaskut rreth kohës kur kryeqyteti u kap nga rebelët, sipas të dhënave nga faqja e internetit FlightRadar.
Avioni fillimisht fluturoi drejt brigjeve të Sirisë, një bastion i alavitëve të Asadit, por më pas bëri një kthesë të fortë 180 gradë dhe fluturoi për disa minuta në drejtim të kundërt përpara se të zhdukej nga harta.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Përurohet Rruga 14 në Haraçinë, Beqiri: Investim afër 10 milionë denarë
- Pas mesnate do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
- Koalicioni VLEN shpreh qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit dhe veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit
- MF: Rritje treshifrore e realizimit të investimeve kapitale gjatë dy muajve të parë të vitit 2026
- Prokuroria e Kumanovës zgjeron hetimin kundër vrasësit serial Trajko Bojkovski për një tjetër vrasje, po shqyrtohet edhe përgjegjësia e policëve dhe mjekëve
- Azir Aliu: Këto janë emrat që do ta përfaqësojnë ASH-në në VLEN
- “Safe City”: 19,066 kundërvajtje në shkurt, 18,172 për tejkalim shpejtësie
- Taravari: VLEN është shndërruar në një “moçal politik”
- SHMK “7 Marsi” hap Javën e Patronatit me veprimtari shkencore në lëndën e Fizikës
- Rektori i Universitetit të Tetovës e priti Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut