Britney Spears do të lansojë koleksionin e saj të bizhuterive në vitin 2025.
Këngëtarja 42-vjeçare njoftoi planet në fillim të këtij viti për të krijuar markën “B Tiny”.
“Koleksioni im do të vijë diku vitin e ardhshëm”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Instagram.
Krijuesja e hitit “Toxic” ka marrë frymëzim nga disa byzylykë që i kishte gjetur në Meksikë, por bëri shaka se ato ishin shumë të shtrenjta për atë që ishin në të vërtetë.
Britney, e cila rifitoi kontrollin e katër milionë dollarëve të saj dhe aspekte të ndryshme të jetës private dhe profesionale kur një kujdestari që udhëhiqej nga babai i saj u ndërpre në vitin 2021, fitoi famë në fund të viteve 1990 me hitin “…Baby One More Time”.
Që atëherë, ajo ka publikuar nëntë albume, por nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga ‘Glory’ në vitin 2016.