Me datë 16.12.2024 në ora 15:45 në Shkup, në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë nga Njësiti për ndërhyrje policore në SVR Shkup e kanë privuar nga liria A.K (24) nga Shkupi. Gjatë ekzaminimit iu gjetën dhe iu morën më shumë se 200 pako me lëndë pluhuri të bardhë, lëndë pluhur kafe dhe lëndë të bardha me gunga dhe një peshore dixhitale me mbetje të lëndës pluhur. Më pas, me urdhër të gjykatës, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SVR Shkup, kanë kontrolluar shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, me procedurë të shpejtë ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohen katër personat nga Kumanova që sulmuan sekretarin e KF Bashkimi 1947
- Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia pas më shumë se një viti
- Fetai: Do të kërkohet përgjegjësi ligjore dhe institucionale nga Ministri i Drejtësisë
- Gjorgjievski: Kalimi ilegal në Bitpazar do të largohet, përfshi edhe biznesin
- Kurti: Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit
- Sali: Edhe në vitin 2028 VLEN-i do t’i fitojë zgjedhjet, BDI mund të na sfidojë në vitin 2032
- Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
- Sali thotë se VLEN-i funksionon si BE-ja: Gjithçka është në rregull
- Durmishi: Për pagën minimale nuk duhet të sillen zgjidhje afatshkurte politike ose nën presion
- ‘180 vjet burg’, Edi Rama i ashpër: Kërkesë për varrosje për së gjalli të katër burrave