Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi sot Manastirin, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga MCMS.
Në fjalimin e tij, z. Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e shoqërisë. Ai vuri në dukje se suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e Manastirit dhe Komunën e Manastirit, duke dëshmuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të hapur bashkëpunimin me qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Cvetanova: Narrativat mohuese ndaj gjuhës maqedonase paraqesin formë të fjalorit urrejtës politik
- Pendarovski reagon ndaj akuzave të VMRO-së: Nuk kam pasur lidhje biznesi me asnjë person që e kam emëruar
- Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive koordinon aktivitetet për 22 dhe 28 nëntorin, mbahet takim me institucionet relevante
- Siljanovska-Davkova para Rutes: Korridoret 8 dhe 10 janë drejtime strategjike për mobilitetin ushtarak të NATO-s
- Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët
- Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë
- Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave
- Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
- Janevska për hetimin në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip: Personi është zbuluar, do të mbajë pasojat
- Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot