Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi sot Manastirin, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga MCMS.
Në fjalimin e tij, z. Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e shoqërisë. Ai vuri në dukje se suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e Manastirit dhe Komunën e Manastirit, duke dëshmuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të hapur bashkëpunimin me qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zejdi: Kryeministri ”haxhipishman”, ka qasje antikushtetuese dhe antishqiptare
- Opozita “pushton” Bulevardin e Tiranës! Kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Ballukut
- Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari: Shqetësuese pretendimet e Prokurorisë rreth luftës sonë çlirimtare
- Sejdiu ironizon me largimet në AKI: “Kemi frikë se edhe liderët e tyre do të vijnë në VLEN”
- Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi miraton ndryshime ligjore për mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilia
- Kaos para parlamentit të Shqipërisë, hidhen molotov dhe fishekzjarre – policia reagon me gaz lotsjellës
- Tërmeti në Kosovë, sizmologu Shemsi Mustafa jep detaje
- NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it dhe në Banjskë
- Voziste edhe pse kishte ndalesë, policia ia mori veturën
- Epiqendra e tërmetit ishte në mes Prizrenit – Tetovës