Izraeli pretendon se ka sulmuar objekte të armëve kimike në Siri

Izraeli ka konfirmuar se po kryen sulme ajrore në Siri për të synuar objekte të dyshuara për armë kimike dhe raketa.

Gideon Sa’ar, ministri i Jashtëm i vendit, tha se kjo ishte për të ndaluar rënien e armëve “në duart e ekstremistëve”, shkruan BBC.

Gjithashtu të hënën, ushtria izraelite publikoi foto të personelit të saj që kaloi nga lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli në zonën tampon ku janë vendosur paqeruajtësit e OKB-së.

Kjo vjen një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se ushtria e tij kishte marrë përkohësisht kontrollin e një zone tampon të çmilitarizuar në Lartësitë e Golanit, duke thënë se marrëveshja e shkëputjes e vitit 1974 me Sirinë ishte “kolapsuar” me marrjen e vendit nga rebelët.