Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mexhiti theksoi se parashikimet e tij para seancës së gjykatës dolën të sakta, duke deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhte të mërkurën,” gjë që u konfirmua. Ai siguroi se pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i rrezikuar dhe nuk mund të abrogohet.

“Gjuha shqipe nuk abrogohet. Mund të avancohet, por jo të abrogohet,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe avancimit të statusit të shqipes në vend.