Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se gjuha shqipe nuk ka statusin e merituar në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti e cilësoi si ofenduese për shqiptarët faktin që gjuha shqipe përkufizohet si “gjuha që flitet nga 20 për qind”, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët.
“Është term ofendues për shqiptarët. Me serbët në Kosovë, që janë 3-4 për qind, gjuha e tyre është zyrtare në tërësi. Ndërsa tek ne, shqipja mbetet ‘gjuha e përqindëshit’. Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për gjuhën shqipe, por në Kushtetutë nuk shkruan ashtu,” deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se pavarësisht problematikave me formulimet kushtetuese dhe ligjore, gjuha shqipe mbetet kategori kushtetuese dhe është mbi çdo ligj të miratuar. Mexhiti theksoi rëndësinë e riformulimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në administratën publike, duke nënvizuar se edhe në rastet kur mekanizmat ligjorë sfidohen, kategori të tilla kushtetuese mbeten të paprekura.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Xhamia “Mëshira” në Fushë Topanë të Shkupit do të hapet gjatë muajit të Ramazanit
- “Mbeturina të lëna pas nga Millosheviqi”, Gucati i ashpër ndaj dëshmitarëve shqiptarë në Hagë
- Banesa me 83 metra katrorë në Komunën Qendër shitet për 246 mijë euro, Aerodromi kryeson për nga numri i banesave të shitura
- Tentuan përfitimin financiar në emër të sëmundjes së një fëmije, flet babai: Mos bini pre
- Minçev: Qeveria e Przhinos e ka kryer misionin e saj dhe duhet të mbetet në të kaluarën
- Në gjendje të dehur vrau nënën e tij, dënohet me burg të përjetshëm
- Gashi: U mbajt brifingu javor me gazetarët, fokus në agjendën e Kuvendit dhe prioritetet e ardhshme
- Galdini: Urgjenca dhe Protesta si regjim. Pse ritmi i revoltës prodhon pushtet, jo ndryshim?
- Lavrov: Përpjekjet për ta çuar çështjen palestineze në bllokim, “trendi kryesor” në Lindjen e Mesme
- Pacolli: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së rrezikon ta bëjë tribunalin të njëanshëm e të pabesueshëm