Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.
“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.
Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.
Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave
- Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
- Janevska për hetimin në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip: Personi është zbuluar, do të mbajë pasojat
- Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
- A po ikin “trimat” e Beogradit!
- Ambasadori Meidani shpërndan abetare për nxënësit shqiptarë në Jabollçishten e Poshtme dhe të Epërme
- Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi
- Sulmoi pasagjerët dhe shoferin e autobusit, dëmtoi një veturë dhe goditi policët, arrestohet 27-vjeçari në Shkup
- Protestat në Tiranë, policia shqipton 36 gjoba nnga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve
- Në Hungari hapen dosjet sekrete të periudhës komuniste