Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë një interviste në emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, kritikoi ashpër transformimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe drejtimin aktual të saj.
“Kam qenë pjesë e BDI-së që nga dita e parë, por ajo ishte BDI e idealeve, e UÇK-së dhe e investimit të shqiptarëve. Jo kjo BDI e sotme, që me mendjen e Artanit është shndërruar në shërbyese të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit, kasapëve të shqiptarëve,” deklaroi Mexhiti.
Ai akuzoi drejtimin aktual të BDI-së se ka dalë kundër interesave amerikane dhe ka humbur frymën e saj të parë. “Kjo BDI sot është anti-amerikane, dhe këtë e vërteton fakti që gjysma e Frontit Evropian janë në listat e zeza amerikane,” shtoi ai.
Deklaratat e Mexhitit ngrenë pikëpyetje mbi rrugën politike të BDI-së dhe pozicionimin e saj në raport me idealet e së kaluarës dhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH
- Kosovë/ Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind
- Mbledhja e pestë e Kuvendit të ASH – Miratohen kandidatët dhe listat në kuadër të AKI
- SHBA sanksionon Kosovën, pezullon Dialogun Strategjik: Shkak veprimet e Qeverisë në detyrë
- Blerim Bexheti – Adnan Azizit: Pse i rren njerëzit? Dil e trego kush janë ata që duan ta djegin Xhaminë! (VIDEO)
- Po i ndiqte policia/ Vdes në aksident 18-vjeçari shqiptar në Bolonja, plagoset shoku
- Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së
- Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria abstenojnë në votimin në AP-OKB për zgjidhjen me dy shtete Palestinë-Izrael
- Begaj dekreton Ramën si kryeministër, përfshihet edhe neni për ministren e krijuar me AI
- NP “Drislla”: Nuk jemi ne shkaktar për ndotjen, dyshojmë që zjarrvënësit janë të motivuar politikisht