Karabinierët italianë kanë kapur një çift hajdutësh të cilët kishin grabitur artefakte të çmuara të shekullit të 3-të para Krishtit nga një nekropol etrusk.
Etruskët ishin paraardhësit e romakëve në Italinë qëndrore rreth 2500 vjet më parë ku më vonë u asimiluan prej atyre të fundit. Ata lanë pas varre luksoze, qeramika dhe statuja të cilët shërbejnë si provat kryesore që përmenden sot në historiografi pasi nuk ka për këta shumë dokumente të shkruara.
Sipas policisë së artit të Karabinierëve artifaktet kushtojnë 8 milionë euro pasi përmbajnë dy sarkofagë, pasqyra bronzi dhe një shishe parfumi e cila vijon të mbajë aromën e tij origjinale. Një sarkofag përmabnte skeletin e plotë të një gruaje rreth të 40-tave kurse urnat ishin zbukuruar me skena nga mitologjia greke.