Interpretimi i kushtetueses, Shasivari: Nga ky interpretim varen të drejtat e gjuhës

Në marsit të vitit të ardhshëm Gjykata Kushtetuese pritet të mbajë edhe një seancë përgatitore për parashtresat lidhur me ligjin e Gjuhëve. Kështu u vendos në mbledhjen e 11 shjetorit, ndërsa kjo do të jetë seanca e dytë përgaditore pas asaj që u mbajt në mars të vitit 2021 për të njëjtën lëndë.

Nga ky interpretim do të mvaret jo vetëm fati I këtij ligji por edhe i çdo ligji tjetër lidhur me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në vend thot profesori universitarë Jeton Shasivari.

“Ky veprim i fundit flet për faktin se bëhet fjalë për një lëndë të ndërlikuar dhe mjaft senzibile ku shumica e gjyqtarëve siç vërehet, kanë nevojë për sqarime shtesë të çështjeve kontestuese juridike lidhur me interpretimin gjyqësor kushtetues të Amendamentit 5 të vitit 2001 i cili garanton dhe rregullon të drejtat gjuhësore në shtetin tonë sepse nga ky intepretim do të varet jo vetëm fati i këtij ligji por edhe i çdo ligji tjetër nga lëmia e të drejtave gjuhësore”, u shpreh profesori universitarë Jeton Shasivari.

Shasivari: Nëse kushtetuesja hap procedurë, intervenimet eventuale të kryhen në kuvend

Shasivari njëherit vlerëson se nëse pas seacës përgaditore kushtetuesesja vendosë hapjen e procedures, më racionale do të ishte që ti kërkojë kuvendit që në një afat gjashtë mujorë të kryej intervenimet që do të vlerësojë gjykata.

“Vlerësoj se pjesa dërmuese e çështjeve kontestuese juridike në kuptimin material ndërlidhen me redaktimin gjuhësor të disa shprehjeve të përdorura në këtë ligj si dhe me zbatimin e ligjit në praktikë, çështje këto që parasegjithash janë në kompetencë të ligjvënësit e jo të Gjykatës, andaj edhe nëse hipotetikisht pas seancës përgatitore miratohet aktvendimi për hapjen e procedurës, më racionale në aspektin kushtetues, do të ishte që Gjykata sipas nenit 36 të Aktit të saj ti caktojë ligjvënësit një afat jo më të gjatë se 6 muaj për të kryer intervenimet sipas qëndrimeve të Gjykatës”, theksoi Shasivari.

Gjykatësit shqiptarë në kushtetuese Osman Kadriu dhe Naser Ajdari nuk morën pjesë në seancën e 11 dhjetorit, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në seancën përgatitore, me arsyetimin se në atë takim nuk do të arrihet asgjë, përveçse fitohet në kohë, sepse pas takimit përgatitor do të nevojitet kohë që të përgatitet raport i ri.

Në një takim të veçantë të punës, që do të mbahet më 24 dhe 25 dhjetor, Gjykata Kushtetuese do ta vërtetojë listën e pjesëmarrësve në seancën përgatitore që duhet të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Kushtetueses, Darko Kostadinovski, ka paralajmëruar se do të ftojë për pjesmarrje në seancën përgaditore edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias. Për Ligjin e gjuhëv janë parashtruar 13 nisma për rishqyrtimin e kushtetutshmërisë nga disa profesorë dhe qytetarë, por edhe nga parti politike dhe shoqata përfshi partinë në pushtet VMRO-DPMNE, ndërsa si lëndë është formuar që në vitin 2019.