Helikopteri përplaset me godinën e spitalit në Turqi, 4 viktima

Një helikopter u përplas në një spital në provincën jugperëndimore të Muglës, në Turqi. Për pasojë katër persona humbën jetën.

Dy pilotët, një doktor dhe një punonjës tjetër shëndetësie humbën jetën pasi helikopteri u përplas me ndërtesën e spitalit.

Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe policia që kanë nisur menjëherë një hetim. Dyshimet paraprake janë që përplasja e helikopterit të jetë shkaktuar si pasojë e mjegullës së dendur.

Helikopteri ishte nisur për të shkuar në Antalia.