Hamza poston video me familjen e tij: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë

Derisa viti 2024 po i numëron orët e fundit, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova po hynë në vitin 2025 me shpresë, besim dhe optimizëm.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video të familjes së tij ku shihet përgatitjet për festë.

Ai ka vlerësuar se dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë plot me gëzim.

“Përgatitjet janë po aq të veçanta sa vetë festa e Vitit të Ri. Dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë tona plot me gëzim. Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë. Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja!”, ka shkruar Hamza.