Manchester City, koha është tani ose kurrë. Kjo periudhë e vitit do të jetë plot me angazhime dhe Pep Guardiola, trajner i “qytetarëve”, duhet të mbledhë copat e një periudhe të fundit të vështirë dhe pa rezultate pozitive, përfshirë në Europë.
Në prag të ndeshjes kundër Aston Villa-s, trajneri spanjoll zbuloi një dëmtim të momentit të fundit:
LEXO EDHE:
Brdaric: Urime Partizanit, ne do të jemi skuadër tjetër në janar
“Ruben Dias? Do të qëndrojë jashtë për tri ose katër javë. Ka pasur një dëmtim muskular. Pas 75 minutash kundër Manchester United, ai ndjeu diçka. Ai qëndroi në fushë me dhimbje, por tani është i dëmtuar”.
Për rikthimin e Manuel Akanji dhe John Stones: “Manu dhe John janë rikthyer në stërvitje gjatë dy ditëve të fundit, gjë që është pozitive për ne”.
Për merkaton verore dhe kontratat që skadojnë: “Nuk e di, do ta shohim këtë në fund të sezonit. Ajo që dua është që lojtarët e mi të kthehen. Ekipi është vërtet i mirë, nuk ka rëndësi nëse janë lojtarë të mirë apo të këqij. Kemi humbur dy figura të rëndësishme për një periudhë. Në fund të sezonit, klubi dhe unë do të vendosim se çfarë është më mirë për ekipin”.
Përballimi i vështirësive: “I menaxhoj momentet e mira, i menaxhoj mirë edhe momentet e vështira. Kam pasur momente të vështira në karrierën time si trajner, por kemi arritur të ngrihemi dhe tani kërkohet më shumë kohë. Marr përvojë nga kjo. Kam pasur 40 ditë me rezultate negative. Kjo është e vërteta, nëse i krahasoj me tetë vjet shumë më të mirë. Kemi pasur tetë vite të pabesueshme me rezultate, tani kemi 40-45 ditë me rezultate negative.
Jam mirë. Jam një person normal me emocione, ashtu si të gjithë ne. Kur një situatë shkon mirë, jemi më mirë dhe kur nuk shkon mirë profesionalisht, përqendrohemi më shumë në atë që duhet të bëjmë