Gjuha ofenduese e deputetëve të VLEN-it! Saranda Imeri e quan mace deputeten Ilire Dauti

Tërheqja e Ligjit për arsim të mesëm nga qeveria ka pasuar me shumë lëvdata, komente e kritika.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se ligji u tërhoq për shkak të mos-pëlqimit të BDI-së, duke shtuar se nuk do të lejojë të penalizohen dhe ligjet e tjera për shkak të kësaj situate bllokimi.

Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka qenë e zëshme që ky ligj nuk mund të miratohet, madje kur i njejti u tërhoq nga qeveria, Dauti tha se “Qeveria u kthjell dhe tërhoqi ligjin”, teksa këtë fitore ua dedikoi qytetarëve shqiptarë.

Mirëpo, kundër Dautit përveç disa nga deputetet e VMRO-së, reagoi edhe deputetja nga radhët e koalicionit VLEN, Saranda Imeri.

Imeri në Facebook e quan deputeten Dauti “mace” që vetëm bënë zhurmë.

Ndaj reagimit të Imerit ka pasur edhe kundër reagime nga deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli.

Pasholli ka ironizuar me Imerin, duke thënë se betejat nuk fitohen urtë, por mbase fitohen duke kënduar. /tvklan.mk