Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së sotme në Ohër, ka takuar Kryetarin e Komunës Kiril Pecakov, me të cilin kanë biseduar për çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimet në Komunë dhe planet për të ardhmen.
Bashkëbiseduesit trajtuan çështjen e mbështetjes së nevojshme për funksionimin e Zyrave Parlamentare për komunikim me qytetarët, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për forcimin e zërit të qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
U theksuan mundësitë për bashkëpunim mes Kuvendit dhe Komunës së Ohrit dhe rëndësia e promovimit të projekteve të përbashkëta për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.
Kryetari Gashi, së bashku me deputetët e Ohrit, në kuadër të ciklit të vizitave në terren, kanë vizituar zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët.
Ata konstatuan se këto zyra janë vendimtare në forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe mundësojnë komunikim më të ngushtë me qytetarët, gjë që është thelbësore për t’iu përgjigjur nevojave të tyre dhe për të siguruar përfaqësim të denjë në Kuvend.
Gjatë vizitës së tij në Ohër, Kryetari Gasho u takua me familjen Filevi, e njohur dhe e respektuar për traditën e saj të gjatë në prodhimin e perlave të Ohrit. Përfaqësuesit e shtypit të familjes Filevi e njoftuan Kryetarin për zanatin që përcillet brez pas brezi dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit.
Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë për punën e jashtëzakonshme të familjes Filevi dhe përkushtimin e tyre për ruajtjen e traditës së veçantë për identitetin kulturor të Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi rëndësinë e promovimit dhe mbështetjes së zhvillimit të saj.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Udhëtim falas në Evropë për të rinjtë: BE ofron më shumë se 40.000 bileta, aplikime edhe për Maqedoninë
- Rrahje me grushta babai dhe i biri, policia i arreston të dy
- Vendimet e qeverisë, Shqipëria i hap rrugën prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese
- Siljanovska-Davkova: Maqedonia e Veriut s’duhet të presë dekada për BE
- Tragjike/ Dyshohet se e zuri rryma, humb jetën 31 vjeçari! Së shpejti do të bëhej baba
- Djali rrah babën në Prishtinë, përfundon në ndalim për 48 orë
- Përleshje masive e përgjakshme në mes të natës afër Kërçovës – ka shumë të arrestuar
- Sot hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- “Te respektohet korniza ligjore”, qëndrimi i BE për provimin në shqip në Jurisprudencë
- Hoxha: Mbi 91 milionë denarë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm në Vranishtë