Vinsent Kompani në pozitën e trajnerit të Bajern Mynih është prononcuar në media në vigjilje të javës së 14. Mainc është rivali i sotëm, i cili do tentojë t’i shkaktojë humbjen e parë bavarezëve në Bundesligë.
“Mainc ka bërë shumë mirë që nga ndeshja e Kupës kundër nesh, ka pranuar shumë pak gola, përveç ndeshjes së fundit. Ata janë të sigurt, por edhe ne. Kemi shumë respekt për kundërshtarin dhe e dimë se nuk ka ndeshje të lehta, ata janë të hidhur.
LEXO EDHE:
Mbappe zgjidhet futbollisti i sezonit 2023-2024 në Francë
Ne duhet të performojmë mirë, por gjithmonë kam besim te skuadra. Tani kemi Mainc dhe më pas duelojmë me Lajpcig. Skuadra nuk do të ndryshojë shumë. Herri që kemi përmendur nuk do jetë. Situata duket mirë edhe për Alfonso Dejvis.
Nëse gjërat shkojnë pozitive në stërvitjen e fundit, atëherë skuadra ndaj Mainc do të jetë e njëjtë si kundër Donjeckut. Unë jam shumë i njohur rreth dëmtimeve. Të shikosh historinë e lëndimeve të një skuadre është e rëndësishme.
Roli që kemi është ta minimizojmë atë. Ne ia kemi dalë aq mirë deri tani. Kemi nevojë për çdo lojtar, e gjithë skuadra është duke punuar në nivelin më të lartë. Dua ta ritheksojë, është e pamundur që Kejn të jetë në dispozicion kundrejt Mainc. Më ndryshe do të jetë takimi për të ndaj Lajpcig, aty shpresojmë të gjithë. Megjithatë, unë jam i fokusuar vetëm te dueli i sotëm”, përfundoi Kompani.