Presidenti sirian Bashar al-Assadi cili u rrëzua pak ditë më parë dhe u largua nga vendi më 8 dhjetor 2024 duket se u arratis nxitithi duke lënë pas në banesën e tij, dukumente dhe kujtime me vlerë.
Sky Neës ka hyrë brenda banesës familjare të tij, ku Assad jetonte së bashku me gruan dhe tre fëmijët dhe sipas medias britanike ajo që zbuluan ishte tronditëse.
Kjo banesë ishte qartazi vendi ku Asma gruaja me origjinë britanike e diktatorit, ruante thesaret e saj.
Sipas Sky News grabitësit kishin arritur atje të parët, vendi ishte plaçkitur, por në dhomën e magazinimit personal të Asma-s, dyshemeja ishte e mbuluar me kuti të panumërta për bizhuteri, antike dhe mallra dizajni.
Ajo që gazetarët panë zbuloi jetën e luksit që ajo dhe familja e saj bënë, ndërsa burri i saj po orkestronte vrasjen e qindra mijëra njerëzve të tij, të cilët jetonin në varfëri të tmerrshme.
Në katin e poshtëm, kishte zarfe me dokumente kompromentuese dhe sekrete. Mes tyre edhe të dhënat bankare në emrin e vajzërisë së Asma, për shuma marramendëse parash, gjysmë milioni euro dhe 22.5 milionë dollarë.
Në intervista, zonja e parë e Sirisë këmbënguli se Asadët bënin një jetë të klasës së mesme. Pak u mashtruan nga kjo, por tashmë shkalla e këtij mashtrimi po bëhet e qartë.
Asadët kishin ikur qartë me nxitim. Në këtë, shtëpinë e familjes së Asadëve, u gjet se ku Asma ruante kujtimet e saj të dashura të jetës familjare – të gjitha të mbetura pas.
Kishte dhurata që i kishin bërë fëmijët e saj në shkollë, fotografi familjare të Asadëve në pushime, foto nënujore të tiranit të Damaskut duke notuar dhe rrëshqitje në ajër.