Flet ish-burri: Parashqevia u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, deklaroi sonte se ish gruaja e tij u largua vetë duke braktisur atë dhe djalin.

“Ajo u zhduk. U zhduk nga të gjithë ne, nga unë, nga Luke”, tha Nolfe dhe shtoi:

“Nuk kisha zgjedhje duhet të kujdesesha për djalin”.

Robert komentoi dhe disa gjëra që janë thënë për të duke mohuar ta ketë dëmtuar Parashqevinë:

“Është thënë se e kam dëmtuar atë, i mora djalin, etj. Por nuk është kështu”, tha Robert.

Ndërsa pohoi se “ajo foli sot me Lukën. Nuk i ushtrova trysni. E pyeta nëse dëshiron të komunikojë me të dhe ai tha po”.

Robert tha se Luke ishte ndjerë mirë pasi foli metë ëmën dhe siguroi se në vijim gjithçka do të shkojë mirë.

I pyetur nëse këto vite djali Luke e ka kërkuar të ëmën, ai nuk u përgjigj në Top Story.

Luka a e ka kërkuar të ëmën? Kur ka ndodhur zhdukja e saj?

Robert Nolfe: Pjesa më e madhe e të gjitha këtyre çështjeve u trajtuan gjatë divorcit. Është në interesin tim ta shoh që ajo të jetë mirë. U preka shumë kur e pashë të buzëqeshte me Eltonin.

Ai është i ri tani dhe që kur ka qenë 10 vjeç, i është marrë mendimi, prandaj foli sot me nënën e tim. E pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur.

Gjithmonë e kam vlerësuar për atë ikonë të kulturës që ishte. E kam parë me sytë e mi se sa e rëndësishme ka qenë për popullin shqiptar.

Pse ndodhi divorci?

Robert Nolfe: Ajo nuk kishte bërë zgjedhjet më të mira me veten. Nuk dua të hyj në detaje