Fillon qarkullimi i trenit me shpejtësinë më të madhe në botë

Një prototip i trenit CR450, i cili do të udhëtojë me shpejtësi 400 kilometra në orë, debutoi të dielën në Pekin, bëri të ditur operatori hekurudhor i Kinës.

Treni eci me 450 kilometra në orë gjatë provës.

Pasi vënies në funksionim komercial, CR450 pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit, duke u ofruar udhëtarëve një përvojë më efikase e më të përshtatshme udhëtimi. Pavarësisht shpejtësisë së tij më të lartë, treni garanton siguri të shtuar me distanca më të shkurtra frenimi dhe qëndrueshmëri të përmirësuar operacionale.

Efikasiteti i energjisë është optimizuar, me ulje 22 për qind të rezistencës dhe 10 për qind të peshës së përgjithshme.