Figo: Guardiola nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë, Reali e ka në ADN…

Luis Figo mbrojti Pep Guardiolën përballë mediave pas pjesëmarrjes së tij në ‘LaLiga EA Sports X FC 25 Rush’, një ndeshje mes legjendave të LaLigës dhe ‘streamers’, e zhvilluar në Gamergy.

Real Madrid, nga kritikat te rikthimi: “Ky është futbolli, kjo është ajo që përjetojmë. Mendoj se njerëzit në botën e futbollit e dinë që mund të vijnë kritika dhe lavdërime, varësisht nga rezultatet.

LEXO EDHE:
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, reagimi i Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem
Është ADN-ja që ka ky klub. Besoj se Madridi, duke qenë një nga ekipet më të mëdha në botë, gjithmonë duhet marrë parasysh sepse ka cilësi, dhe kur cilësia është në nivelin e saj më të mirë, zakonisht fiton.”

Situata e Guardiolës te City: “Ky është futbolli. Mendoj se Pep nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë sepse ka fituar gjithandej ku ka qenë. Ai ka qenë trajneri më fitues vitet e fundit, kështu që nëse kalon një periudhë më pak pozitive, duhet ta tejkalojë. Kushdo që e kupton futbollin e di që kjo mund të ndodhë. Është surprizë, por nëse në futboll gjithmonë do të fitonte e njëjta skuadër, të tjerët nuk do të luanin. Për mua, Pep nuk ka nevojë të dëshmojë shumë.”

Ishte e drejtë dhënia e Topit të Artë Rodrit? “Besoj se po. Në fund të fundit, kriteret që përcaktojnë fituesin, pavarësisht se është gjithmonë një votim nga gazetarët, duhet të respektohen. Kushdo që është i nominuar mund të fitojë. Natyrisht, kush nuk fiton ndjehet i mërzitur, por nuk duhet nënvlerësuar ajo që fituesi ka bërë gjatë gjithë sezonit të kaluar.”

Kupa e Botës për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun: “Jam shumë i lumtur, është një lajm shumë pozitiv për të tri vendet dhe për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj mundësie. Tani është një përgjegjësi e madhe për të treguar, ashtu si në ngjarjet e mëparshme, që kemi aftësinë ta realizojmë mirë dhe të shijojmë këtë eveniment madhështor.”