FIFA i kërkon falje Ukrainës, por jo edhe Kosovës

Federata e Futbollit e Ukrainës, përmes një njoftimi ka konfirmuar se FIFA i ka kërkuar falje asaj dhe Ukrainës, për një lëshim që e ka bërë në ceremoninë e tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kupës së Botës së vitit 2026.

Bëhet fjalë për një lëshim në hartë, duke mos e vendosur Krimenë (e pushtuar nga Rusia) si pjesë të Ukrainës.

Kjo kishte ngjallur shumë reagime në Ukrainë, e cila kërkoi sqarime nga UEFA e FIFA për këtë skandal.

Mirëpo, Ukraina nuk ishte vendi i vetëm që u përballë me një skandal të tillë.

Ngjashëm ishte edhe për Kosovën, e cila shihej në hartë si pjesë e Serbisë.

Megjithatë, nga Kosova nuk ka pasur reagime zyrtare (deri më tani), dhe kështu FIFA nuk ka kërkuar falje ndaj Kosovës.

Në kërkimfaljen e dërguar ndaj Ukrainës, FIFA ka kërkuar falje, duke thënë se ishte një gabim i paqëllimshëm.

“Ne e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë delikate të këtij çështjeje dhe, ndërkohë që incidenti ishte i paqëllimshëm, ne sinqerisht pendoheni për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar,” shkroi oficeri kryesor i asociatave të anëtarëve të FIFA-s, Elkhan Mammadov, në një letër të publikuar të dielën nga trupi i futbollit i Ukrainës.