Xhiroja e 15-të e Premierligës i vuri përballë dy klubet londineze, Tottenham dhe Chelsea.
Në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar me festival golash, fituese doli Chelsea.
Takimi përfundoi 4-3 në të mirë të “Bluve të Londrës”.
Fillimisht, serinë e golave e hapën Solanke e Kulusevski, pas dy gabimeve nga Marc Cucurellas.
Ky i fundit e mori veten, duke asistuar më tutje për golin e Jadon Sanchos për 2-1. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Cole Palmer barazoi shifrat nga penalltia, derisa Enzo Fernandes e kompletoi rikthimin e Chelseat për 3-2.
Për 4-2, Cole Palmer edhe një herë shënoi nga penalltia.
Spurs nuk u dorëzuan deri në fund, mirëpo nuk ishte e mjaftueshme. Heung min Son shënoi për 4-3, derisa e pati edhe një mundësi të artë në fund për të barazuar rezultatin, por që nuk ia arriti të shënojë.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet prapë në pozitën e dytë me 31 pikë, katër më pak se Liverpooli në pozitën e parë.
Ndërsa, Tottenhami është në pozitën e 11-të me vetëm 20 pikë të tubuara në 15 ndeshje.