Familja e Emilias së re të vrarë zbulon: E ka rrahur dhe i ka marrë 4000 denarë, e ka mbytur dhe është nisur në kazino
Jetën e nënës së re të një fëmije gjashtëvjeçar, Emilia Pesheva (29), ia ka marrë partneri i saj F.Z (25) në fillim të nëntorit të këtij viti, pasi fillimisht ka filluar ta rrahë dhe më pas e ka mbytur në një objekt i braktisur në Shtip. Më pas, siç bëjnë të ditur MPB-ja, ai vetë është denoncuar në polici.
Por familja e Emilisë thotë se përveç veprës së vrasjes, për të cilën para disa ditësh Prokuroria Themelore Publike e Shtipit kishte ngritur aktakuzë, ai duhej të akuzohej edhe për një vepër tjetër – grabitje.
Daja i të resë, Esad Sala, në një intervistë për “Focus” ka treguar se kur i pandehuri e ka thirrur Emilian për bisedë, ajo ka pasur me vete rreth 4 mijë denarë. Siç tregon ajo, ai i ka marrë paratë duke e rrahur, më pas e ka mbytur dhe është larguar për në kazino. Në emër të familjes ai kërkon dënim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.
– Na e hoqi Emilian, fëmija i saj që nuk i ka mbushur ende shtatë vjeç, ka ngelur me motrën time, me nënën e Emilisë dhe gjithë familja do të kujdeset për të. Ne nuk i tregojmë se çfarë ka ndodhur, i shpjegojmë se nëna e tij është në punë, sepse ai vazhdon ta kërkojë. Ai e pyet gjyshen pse po qan, qan edhe ai dhe do nenen prane tij. Si një fëmijë, me çfarë fjalësh t’i themi se ajo u vra brutalisht?
Si i shpjegoni gjëra të tilla pa e traumatizuar për gjithë jetën? E kemi të qartë se një ditë do të ndodhë edhe kjo, do të zbulojë të vërtetën dhe e gjithë kjo është shumë e dhimbshme për të gjithë ne, thotë daja.