Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, nxënësit e shkollave fillore nga Tetova dhe Gostivari morën pjesë në punëtorinë kreative “Të krijojmë së bashku”, të organizuar nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës.
Në hapje të këtij aktiviteti, prodekania për shkencë e kësaj njësie akademike, Doc. Dr. Teuta Rasimi – Ramadani tha se çdo vit Fakulteti Pedagogjik e ka shënuar këtë ditë në forma të veçanta. “Jam shumë e lumtur që ideja e formës së organizimit doli nga vetë edukatoret speciale të shkollave inkluzive të Tetovës dhe Gostivarit, ish-studentet e UT-së: Pranvera Iseni nga shkolla fillore “Faik Konica”- Dobrosht, Blerta Adili nga shkolla fillore “Luigj Gurakuqi” – Zhelinë, Edita Ameti nga shkolla fillore “Bashkimi” – Gostivar, Adile Abdi nga shkolla fillore “Naim Frashëri” – Tetovë dhe Sabiha Musi nga shkolla fillore “Asdreni” – Gllogjë. Kjo dëshmon për një bashkëpunimin të shkëlqyer që ushqejmë me studentët e diplomuar, andaj shprehim falënderimet tona për to dhe për mësueset që përgatitën bashkëmoshatarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët do të realizojnë një punëtori së bashku me fëmijët me nevoja të veçanta” – u shpreh Doc. Dr. Teuta Rasimi – Ramadani.
Gjatë kësaj punëtorie, nxënësit diskutuan për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë vështirësitë në të parë, në të dëgjuar, në procesin e të nxënit, si dhe me autizmin. Po ashtu, u theksua rëndësia e inkluzionit dhe përpjekjet për krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Ky aktivitet synonte të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve dhe të nxisë empatinë dhe mbështetjen ndaj personave me aftësi të veçanta.
Drejtuesit e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës u shprehën të kënaqur me pjesëmarrjen dhe angazhimin e nxënësve, duke theksuar se edukimi mbi këto tema është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Kjo ngjarje është një shembull frymëzues i përfshirjes së komunitetit në mbështetje të barazisë dhe të drejtave për të gjithë dhe u mbështet nga qendra rinore “Europe House”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kallëzim penal për 34-vjeçarin nga Kërçova për “Mundësim të përdorimit të drogave narkotike”
- Apeli e la në qeli, Veliaj ankesë në Gjykatën e Lartë
- Arrestohet në Palçisht të Poshtëm 43-vjeçari për prishje të rendit publik
- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel
- Çmimet në rritje: Si inflacioni po ndikon në jetesën e qytetarëve
- DMSH: Në Drislla ende ka tym, deponia Vardarishte është shuar plotësisht
- Gashi me humor për Vjosa Osmanin: S’e ka të lehtë, me dy duar duhet me ia dhanë detyrën Dimal Bashës
- Në qelinë e burgut të Vasevit u gjetën tre telefona, por ai mohon se i përkasin atij
- FSK nderon viktimat e 11 shtatorit, ul flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat
- VLEN: Pasuria e vjedhur do të kthehet te qytetarët, Fetai në krye të Këshillit për konfiskim