Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu me urdhër të Gjykatës Speciale, u arrestua gjatë mëngjesit të së enjtes në shtëpinë e tij.
Fazliu ende po mbahet në zyrat e EULEX-it, ndërsa ende nuk dihet se kur do të transferohet për në Hagë.
Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi djali i tij, Fahri Fazliu.
Tutje, Fahriu bën të ditur se as sot nuk iu lejua të takohej me babanë e tij.
Të enjten nuk ishte vetëm Fazliu ai që u arrestua nga Gjykata Speciale, ishin edhe ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj.
Po ashtu, gjatë së enjtes u bastisë edhe shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.