Nga Skënder Sadri KAPITI
Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua dhe u shpall nga Departamenti
Amerikan i Shtetit kampion global i luftës kundër korrupsionit për vitin
2024 :
“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e
Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si
një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i
Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.
Po kështu edhe Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për
vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në
vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky
çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në
ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë
ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA
do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e
drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e
Shqipërisë, thuhet në njoftimin e saj.
Pra ky është një vlerësim që tregon edhe mbështetjen për Shqipërinë nga e
SHBA-ve për luftën kunder krimit dhe korrupsionit. Shqipëria, vëndi
problematik me drejtësinë, me korrupsionin, me drogën dhe me krimin dhe
me një qeverisje që e ka cuar vëndin në listën kampion botwror për
korrupsion dhe trafikim droge, këtë vit Departamenti Amerikan i Shtetit shpall
nga Shqipëria kryetarin e SPAK, z. Altin Dumani si kampion global për luftën
kundër krimit dhe korrupsionit. Ky është një vlerësim real dhe i merirtuar për
Kreun e SPAK , Z.Altin Dumani. Kjo vjen edhe si vertetim i opinionit publik i
cili e ka prekur, perceptuar dhe vlerësuan punën e z. Dumani si shumë të
sukseshme për vënien në funksionim të drejtësisë dhe të shtetit ligjor dhe
kthimin e shpresës dhe të besimit të shqiptarëve te drejtësia dhe te shteti. Një
ndër ata opinionistë që e ka vlerësuar z. Dumani jam edhe unë me një shkrim
të datës 30 Nëntor 2024, 10 ditë para se Z. Dumani të shpallej nga DASH si
kampion global antikorrupsion, shkrim që mban titullin:
”Kreu i SPAK, Z. ALTIN Dumani merition të shpallet njeriu i vitit 2024”:
“Nwse mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të
organizohej nga një institucion transparent apo media që janë të
besueshëm nga publiku, seriozë, të paanshëm dhe jo politik në
Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitetet më të
mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se
më meritori për t’u shpallur Njeriu i Vitit 2024 do të ishte
Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht
dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i
respektuar për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin,
seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin
patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të
Kryetarit të Strukturës së Posacme Antikorrupsion, SPAK.
Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej
mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për
sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i
pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos
jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë
SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë
drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e
drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i
vitit 2024. Ky gjykim i imi që z.Dumani të shpallet Njeriu i Vitit
2024, vjen nisur nga suksesi i tij në krye të SPAK, dhe prej asaj
se para miratimit të Veting-ut 90% e shqiptarëvë e kishin humbur
besimin te drejtësia dhe më shumë akoma e kishin humbur
besimin te politika, dhe rrjedhimisht edhe te shteti, shkak prej së
cilave,kryesisht prej padrejtësive dhe korrupsionit të drejtësisë e
politikës, shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria”-
Botuar te Gazeta “SOT”, te gazeta kampion antikorrupsion dhe e së
vërtetës
Por ja që jo vetëm në Shqipëri,por edhe SHBA e vlerësuan Z. Dumani për
punën e tij, madje edhe si kampion global në luftën kundër korrupsionit për
vitin 2024.Le të shërbejë puna përkushtimore e z. Dumani dhe e SPAK-ut në
Shqipëri si një model domosdoshmërie edhe për Kosovën, sepse edhe
Kosova ka probleme të mëdha me drejtësinë dhe me korrupsionin, Kosovës i
duhen një Altin Duman dhe një strukturë antikorrupsion si SPAK-u ne
Shqipëri.