E papritur/ 143 persona vdiqën nga një sëmundje e panjohur në Kongo

Në Kongo, 143 njerëz vdiqën nga një sëmundje e panjohur në nëntor, dhe të infektuarit kishin simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë temperaturë të lartë dhe dhimbje koke të forta, njoftuan zyrtarët lokalë.

Një ekip shëndetësor është dërguar në Kongo për të mbledhur mostra dhe për të identifikuar sëmundjen, raporton Reuters.

Situata është shqetësuese sepse numri i të infektuarve vazhdon të rritet, theksojnë ekspertët.

Sipas kreut të shoqërisë civile, Seforien Manzanza, Panzi, zona ku janë regjistruar të infektuarit, po përballet me probleme në furnizimin me ilaçe.

Gratë dhe fëmijët janë më të prekurit dhe shumë pacientë vdesin në shtëpitë e tyre për shkak të trajtimit joadekuat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi shpërthimin e sëmundjes javën e kaluar dhe po bashkëpunon me Ministrinë e Shëndetësisë së Kongos për hetime të mëtejshme.