Adana Demirspor e regjistroi fitoren e parë të kampionatit të hënën duke e mposhtur Besiktasin me rezultat 2:1.
Një rezultat befasues, ndoshta edhe i pashmangshëm duke e parë atë që ndodhi në fund të pjesës së parë: António Simão Muanza, mesfushor nga Angola, më mirë i njohur si Maestro, në atë moment e mësoi lajmin e trishtë të vdekjes së nënës së tij.
Përkundër kësaj tronditjeje, ai mbeti në fushë deri në fund për ta ndihmuar skuadrën e tij dhe pas vërshëllimit të trefishtë të gjyqtarit, mori homazhe dhe mbështetje nga bashkëlojtarët dhe nga krejt të pranishmit në stadium.
Adana Demirspor futbolcusu Maestro, Beşiktaş maçının devre yarısında kardeşinin vefat haberini aldı.
Taraftarlar, maçın ardından Maestro’yu teselli etti.pic.twitter.com/9Gif6Tf6U4
— BPT (@bpthaber) December 16, 2024