Diktatori Assadi u largua sepse Rusia ia refuzoi kërkesën për krijimin e një shteti të vogël bregdetar në Siri
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka më shumë detaje për largimin e ish-presidentit Bashar al-Assad nga vendi.
Ai thotë se Rusia, refuzoi një kërkesë nga Assadi për të krijuar një shtet në bregdetin sirian, të cilin e konsideronte si një projekt për të ndarë Sirinë.
Sipas burimeve të SOHR për bbc, ai iku në Rusi me aeroplanin e tij dhe refuzoi të mbante një fjalim për largimin nga pushteti.
Ai gjithashtu kishte llogaritur edhe në mbështetjen e Iranit.